Qendrat tregtare dhe autobusët plot, por qeverinë e bezdisin takimet e opozitës

0
149

Qeveria vendosi dje të ndalojë aktivitetet ku grumbullohen më shumë se 10 persona, dhe sigurisht në krye të kësaj liste janë organizimet partiake dhe politike. Duke i shpallur ditë pas dite, dhe me një lloj kujdesi, duke shmangur termin “mbyllje”, qeveria në fakt po na çon drejt një karantine të fshehtë.

Mirëpo, çfarë ulëret këtu, janë paradokset.

Teksa ndalon festat, ceremonitë, dhe sidomos fushatën politike mundësisht të kundërshtarit, se mbështetësit e opozitës janë lehtësisht më të penalizueshëm nga policia dhe shteti, qeveria po lejon autobuzët kapicë me njerëz, ku kuptimi i fjalës distancë bie.

Në këtë foto që sjell Mapo sot, udhëtarët janë ngjeshur si sardelet, në një nga linjat e kryeqytetit. Po ashtu dallohen qartë, qytetarë që nuk mbajnë as maskë.

Teksa qeveria ndalon aktivitetet partiake, qendrat tregtare janë plot dhe kanë këto kohë ndoshta aktivitetin më të madh në historinë e tyre. Qendrat tregtare në Tiranë e gjetkë, presin çdo ditë mijëra vizitorë.

Pra aktivitetet që janë më të rrezikshme dhe bomba të virusit lejohen. Ndërsa problem për qeverinë janë takimet e Bashës dhe Kryemadhit.

Sigurisht masat duhen respektuar dhe njerëzit janë ndërgjegjësuar vetë mjaftueshëm. Të jetë për qeverinë dhe kredibilitetin e moralin që ajo ka, askush nuk e vë ujin në zjarr./MAPO

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here