Presidenti Donald Trump kërkon rinumërim të pjesshëm të votave në shtetin e Uiskonsin.
Ky shtet është projektuar si i fituar nga rivali Joe Biden me 20 mijë vota avantazh.
Por sipas BBC, pak përpara se të mbyllej afati ligjor, ekipi i Trump ka kërkuar rinumërin në disa konte.
Zyrtarët e këtij shteti thonë se kanë marrë 3 milionë dollarë nga fushata e Trump për të mbuluar kostot e rinumërimit.
Një rinumërin në mbarë shtetin do kishte kushtuar 7.9 milionë dollarë.
Sipas ligjeve të këtij shteti, kërkesa për rinumërim bëhet kur diferenca mes rivalëve është më pak se 1 përqind, por më shumë se 0.25 përqind.
Trump refuzon të pranojë humbjen dhe ka sfiduar rezultatin në disa shtete. Aktualisht një rinumërim ka nisur në shtetin e Xhorxhias, ku Joe Biden udhëheq me 14 mijë vota.