Që nga 15 tetori, policia ka ndëshkuar me gjobë rreth 24 mijë qytetarë në të gjithë vendin, për mosmbajtjen e maskës, të cilët janë ndëshkuar me nga 50 mijë lek të vjetra.
Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura apo të hapura, tashmë është detyrim, por së fundmi vihet re një tendencë në rritje e personave që refuzojnë t’i japin kartën e tyre të identitetit patrullave të policisë kur kjo e fundit i konstaton pa maskë.
Sipas të dhënave zyrtare të policisë së shtetit, janë shoqëruar 269 individë në komisariate për shkak se kanë refuzuar të tregojnë identitetin e tyre. Më pas u janë bërë verifikimet, janë ndëshkuar dhe më pas janë lënë të lirë.