Big Market” tregton produkte ushqimore të pasigurta.
Këto janë ankesat që qytetaret i kanë adresuar emisionit investigativ BOOM
“Ky është sallimi i Big Market te City Park. Ja uji që shkon nëpër pllaka.”
Nga një vëzhgim i bërë te Big Market rezulton se data e skadencës së sallamit është lehtësisht e manipulueshme.
Ajo mund të hiqet lehtësisht.
Por ka edhe produkte të tjera që jo vetëm blerësit, por as punonjëset nuk mund t’ia lexojnë datën e skadencës.
Gazetarja: Ky sallami ka datë skadencë?
Punonjësja: Moj, si nuk po e gjej unë këtë datën e skadencës? E di që e ka te bishti, por nuk e di si e ka aty. E çuditshme që unë nuk po e gjej.
Por kjo nuk është një problematikë e re pasi nga inspektimet qe ka kryer AKU në rrjetet ‘Big Market’ rezulton se janë marrë masa administrative ‘Gjobë’ për mangësi në etiketim dhe tregtim të produkteve të skaduara.
Nga ana tjetër ligji për etiketimin e produkteve ushqimore është i qartë.
Hasan Stafa: Etiketa duhet të jetë e vendosur në një vend të dukshëm, të qartë dhe të lexueshëm për konsumatorin.
Në lidhje me këto problematika kemi njoftuar edhe përfaqësues te ‘Big Market’, por si përgjigje kemi marrë heshtjen.