“Haluçinacionet e fundit të diktaturave”

0
134

Nga Tritan Shehu.

Megjithëse askush nuk mund të marrë seriozisht atë çfarë ai “kazan” rilindas po nxjerr këto ditë për Bashën dhe veprimtarinë e tij normale në Kosovë, përsëri ai grup gënjeshtarësh kongenitalë apo të rekrutuar, vazhdon të djegë “dru” poshtë tij, për të mbajtur të gjallë atë flakë të gënjeshtrës.

Në fakt, duke dëgjuar këto broçkulla vetëm mund të buzëqeshesh me dhimbje, se të qash nuk ia vlen për fundin e Rilindjes, duke konstatuar kështu se në çfarë kënete është zhytur kjo qeverisje dhe me çfarë metoda gebelsiane kërkon shpëtimin prej aty.

Më kujton kjo ato që kam përjetuar dikur në vendin tim apo lexuar, për haluçinacionet e fundit të diktaturave kur ditët po u numëroheshin, siç po i numërohen tashti Ramës deri më 25 prill.

Në qoftë se ajo “regji” mendon se kështu do të mjegullohen dështimet e mëdha qeverisëse në këto vite, katastrofa Covid ku e ka futur vendin, apo dhe inisiativat e veprimet e tij me një rreze më të gjerë si “tellall” i Vuçiç për Serbinë e Madhe” në “Jugosllavinë e Re”, që veçse kanë dëmtuar rolin e Shqipërisë e shqiptarëve në rajon, për stabilitetin e rrugën evropiane të tij, gabon rëndë!

Në fakt kjo “këngë” e këtij sekti mjeranësh tashmë në ankthet e fundit të tij, veçse u transmeton të gjithëve tinguj lirie e shprese për ndryshimet e afërta, siç bën çdo këmbanë funebre për “vdekjen” e regjimeve të urryera.

Dhe në fund, mos u merrni më me këto klithma agonike, kohët do të ndryshojnë shpejt tashmë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here