Koronavirusi i merr jetën shoferit të urgjencës së Kavajës…

0
148

Një tjetër humbje jete në radhët e stafit spitalor është shënuar mëngjesin sotëm nga Covid-19.

Rifon Sinella, 62 vjeç, shofer i Urgjencës së Spitalit të Kavajës ka humbur betejën për jetën me koronavirusin.

Ai ka qenë prej disa ditësh në intubim në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Lajmin e ndarjes së tij nga jeta e ka dhënë kardiologu i njohur Dr. Drin Bardhi.

“Lamtumire Fon Sinella, te qofte dheu i lehte. Allahu na bashkofte ne xhenet!”, shkruan mjeku i njohur në një postim në rrjtet sociale.

Sinella ka shërbyer prej vitesh shofer i Urgjencës së Spitalit të Kavajës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here