Mbreti i Anglisë, letër Pashait: Organizo të gjitha pashallëqet për luftë, armët t’i sjellim ne!

0
370

Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret

 

 

DOKUMENTE TE VITIT 1808

 

Dokumenti nr. 4:

 

Dokumenti i meposhtem qe mban mumrin arkivor 85506 dhe daten21 tetor 1808, eshtenje leter qe vete Ministri i Jashtem Britanik, Lordi Xhorxh Kanning ia adresonte personalisht Kapitenit Uilliam Martin Lik, me porosi te vete Mbretit te Anglise.

Nga rreshtat e pare te letres arrijme te mesojme nje fakt me mjaft interes, ate qe Mbreti i Anglise ka marre personalisht prej Pashait te Janines nje kerkese permes se ciles ai shtronte nevojen e nje ndihme ndoshta ushtarake per te perballuar rrezikun e mundshem francez.

Fill pas kesaj kerkese, Mbreti i Anglise ka dhene porosite e nevojshme per t’iu pergjigjur menjehere Ali Pashes, kerkesa e te cilit sigurisht qe eshte pare me shume interes edhe nga pala britanike.

Per faktin se letra eshte shkruar me porosi te Mbretit te Anglise, se ajo eshte hartuar personalisht prej Ministrit te Jashtem Britanik, se i drejtohet nje prej protagonisteve te rendesishem te ngjarjeve politike dhe ushtarake ne Pashallekun e Janines, ne dekaden e pare te shekullit XIX, Ali Pashes, si dhe per vete porosite e rendesishme qe ajo percjell dhe urdheron te zbatohen, dokumenti ka nje rendesi te vecante ne radhen e tere dokumenteve te tjera te ketij fondi.

Ne thelbin e tyre, instruksionet e dhena nga Ministri i Jashtem Britanik porosisin Likun per tri ceshtje kryesore: se pari, per t’i cuar Ali Pashes nje sasi armesh, kryesisht artileri dhe municion, dhurate prej Mbretit te Anglise; se dyti, per te ndikuar dhe nxitur drejtpersedrejti Pashain e Janines per te goditur forcat franceze dhe; se treti, per te terhequr ne kete aleance dhe front antifreng edhe pashallaret e tjere shqiptare dhe kryesisht Pashain e Shkodres.

Eshte me mjaft interes per te kuptuar qellimet e Mbretit te Anglise si dhe te Ministrit te Jashtem te asaj kohe, qe mes porosive te tjera derguar Kapitenit Lik, ishte dhe synimi per te nxitur hapjen e nje fronti kunder francezeve, kunder bazave te tyre toksore, sic ishte ajo e Parges, permes Ali Pashes dhe krereve te tjere shqiptare ne territoret veriore te Shkodres e me gjere. Pra, ata duket se tanime kishin krijuar nje bindje per qendrimet e vendosura te pashallareve shqiptare, kunder invazionit te mundshem qe mund te ndermerrej nga ana e francezve.

Nderkohe, dokumenti rrefen gjithashtu menyrat mjaft racionale te te vepruarit te institucioneve britanike ne ceshtjet e politikes se tyre te jashtme dhe per realizimin e synimeve qe ata kane pasur ato mote. Po me kaq vlere eshte praktika se si ata i besonin misione kaq te rendesishme nje Kapiteni te ri, por nga ana tjeter edhe kujdesi qe ata tregonin per t’i qendruar afer dhe per ta mbeshtetur periodikisht ate me udhezime dhe instruksione te nevojshme per realizimin e misionit te tij delikat.

Ndjeshmeria dhe rreziku i ketij misioni, lidhej edhe me faktin se anija britanike e nisur nga Portsmuthi do te transportonte arme. Keto arme vertet do te shkarkoheshin ne brigjet shqiptare te Pashallekut te Janines, por keto brigje “de facto” ishin nen administrimin, juridiksionin dhe pjese integrale e Perandosise Osmane. Ne baze te ligjeve qe rregullonin veprimtarine politike te Perandorise, Politka e Jashtme osmane ishte nje e drejte ekskluzive vetem e Portes se Larte dhe jo e njesive administrative lokale, pra pashalleqeve dhe pashallareve lokale. Edhe per keto shkaqe ky mision i Likut ishte mese delikat, pasi ai kryente akte ilegjitime, pra fuste arme, ne kundershtim me ligjet e Perandorise.

Nga shqyrtimi i dokumentit bie ne sy kujdesi dhe maturia e treguar prej Ministrit te Jashtem Britanik edhe per menyren dhe fazat e realizimit te misionit, per mberritjen e armatimit ne destinacionin e duhur pa ndonje incident. Ne letren e hartuar prej tij, Ministri pershkruan me radhe te gjitha stacionet nga duhet te kalonin dhe si duhet te kalonin ngarkesat me armatim, kush do te urdherohet dhe kush do ta mbeshteste misionin dhe vete Likun, gjer ne mberritjen e tij ne brigjet shqiptare.

Kompetencat qe i ishin dhene Likut ne kete rast per ta kryer kete mision, jane bere me qellim nga Ministri i Jashtem, per t’i rritur atij indirekt autoritetin perpara Ali Pashes dhe per te demonstruar vemendjen e vecante qe tregonte Qeveria Britanike ndaj pashait shqiptar.

Duke iu referuar ne pikepamje formale dokumentit, bejme te ditur se disa fjale ne tekstin e ketij informacioni, megjithese nuk jane emra te pervecem, dhe mbi bazen e rregullave te drejtshkrimit duhen filluar me shkronja te vogla te shtypit, jane shkruar me germa te medha. Kjo gje nuk eshte bere nga ana j one, perkundrazi ne kemi respektuar ne kete rast menyren se si ato jane shkruar dhe si gjenden mbi dokumentin origjinal. Konstatojme se kjo nuk ka ardhur as per shkak te mungeses te njohjes se rregullave te drejtshkrimit prej autorit apo autoreve te letrave dhe dokumentave te ndryshme. Nga vezhgimi yne kemi konstatuar se me germa te medha jane shkruar ato fjale te cilat shprehin thelbin e ceshtjes qe trajtohet ne paragrafet e letres dhe qe lexuesi duhet te perqendroje vemendjen pikerisht tek ato.

Po ashtu, ne fund te cdo paragrafi te kesaj letre, nga shkruesi, qe me siguri duhet te jete vete sekretari i Ministrit te JashtemBritanik, eshte vene nje vize e shkurter. Edhe ne kete rast, per t’i qendruar korrekt tekstit origjinal te letres, ne kemi bere gjate perkthimit te njejten gje, kemi vendosur vizen. Ne fakt kjo ka qene nje praktike nitine e burokracise institucionale britanike, sa per te treguar se aty mbaron fjalia aq edhe per te hequr mundesine e shtimit te ndonje fjale tjeter apo te manipulimit mbi tekstin e letres se shkruar.

Letra ne fund te saj mban firmen origjinale te Ministrit te Jashtem Britanik, dhe me pas Kryeminister, Lordit Xhorxh Kaning.

 

 

 

 

HARTFORD C. C.

RECORDS

855O6

 

Ministria e Jashtme

(Form Office) 21 Tetor 1808

 

Per Kapitenin Lik.

 

Zoteri,

Mbreti (The King) kishte kenaqesine tu emeronte ju (Kapiteni Lik) te kaloni ne Mesdhe, me qellim qe te perfitoni nga cdo rast qe mund tu paraqitet, per te komunikuar me Ali Pashen e Janines, ne zbatim te kerkeses qe ka parashtruar ky prijes para Madherise (Mbretit-IK) per – Ndihma kunder Frances. –

Une kam marre urdherat prej Madherise se Tij (Mbreti-IK), per tu transmetuar instruksionet e meposhtme, me qellim qe tejeni negjendje te realizioni misionin, te cilin Madheria e Tij kishte nderin tua ngarkonte juve.

Ju do te hipnine bordin e cilesdo Anijeje Luftarake qegjendet ne Portsmuth, qe Lord Komisioneret e Admiraliatit mund te caktojne per tu pritur ju dhe mandej te merrni ne ngarkim anijen per furnizimin e saj me municion luftarak, qe jane caktuar per tia dhuruar ne emer te Madherise se Tij, Ali Pashes.

Artileria, municioni dhe materiali luftarak te ngarkuar ne bordin e kesaj anijeje jane te pasqyruara dhe te renditura ne listen bashkangjitur.

Ju se pari do te ankorohenine Malte, per tu njohur me progresin e mundshem ne negociatat me Porten e Larte, per te cilat ishte derguar z. Adair qe ti fillonte keto bisedime, me kerkesen e Qeverise Turke, tw cilen ajo ia percolli (kerkesen-IK) Qeverise se Madherise se Tij (Qeverise Britanike-IK) permes Ali Pashes.

Nwse negociatatkaneperfunduarnepaqe,ju duhet te vazhdoni pa humbur kohe udhetimin tuaj ne drejtim te Territoreve te pashait.

Per cdo rast tjeter ju duhet te merreni vesh me Z. Adair, ne mungese te tij me Lordin Kollingud apo me Oficerin e Komanduar te Flotes se Madherise se Tij (Flotes Mbreterore Britanike-IK) ne Mesdhe ose me Ser Aleksander Boll, apo me nje te tille qe mund tejete ne Malte, per te marre masat dhe zgjidhur nevojat.

Nese Ali Pasha qartesisht eshte i vendosur te sulmoje Francezet, apo te mbroje territoret e tij prej tyre, megjithese Paqja mes Britanise se Madhe dhe Turqisw mund te mos jete perfunduar, ju jeni te lire te komunikoni me te (Ali Pashen -IK); – Nese me Z. Adair, apo ne mungese te tij, me Lordin Kollingud, Z. Aleksander Boll, apo nje tjeter, ju do kini mundesine te konsultoheni, bejeni kete gje dhe mandej veproni me iniciativw si ta gjykoni te arsyeshme.

Me te mberritur ne brigjet e Shqiperise ju duhet te gjeni mjetet dhe menyren per ti bere te njohur Ali Pashes objektin e misionit Tuaj: dhe pasi tejeni takuar, gjate bisedes me te, ju duhet tiparaqitni Madherise se Tij (Ali Pashes-IK) nje liste te materialeve luftarake artilerike, te cilat u jane besuar ju ne ruajtje; – ne kete menyreju do te perfitoni konsiderata dhe mirenjohje prej Madherise se Tij (Ali Pashes -IK), per kete vemendje qeka treguar Shkelqesia e Tij (Mbreti i Anglise-IK), vemendje dhe perkujdesje ndaj Kerkesave dhe Lutjeve, te cilat e shtyjne edhe me tej ate te marre masa mbrojtese te fuqishme dhe te ndermarre veprime sulmuese aktive kunder armikut tone te perbashket (Frances-IK).

Ju do teperpiqeni te perfitoni dhe ta bindni Ali Pashen, qe ai te perdore ndikimin e Tij per te bashkuar edhe Kreret (Pashallaret-IK) e tjere shqiptare kunder Francezeve dhe vegmas per te bindur Vezirin, Pashain e Shkodres qe te sulmoje kunder Trupave Franceze te vendosura ne kufijte me Pashallekun e Tij, ne territoret e Sokes se Kotorrit dhe ne Dalmaci e ne mbeshtetje te kesaj ideje, ne qofte se ju e shikoni te arsyeshme dhe nese kjo gje mund te behet pa fyer Ali Pashen, ju mund te mbaninjepjese te vogel te artilerise dhe te materialit luftarak qe i keni ne ngarkim, per tia dhuruar Pashait te Shkodres.

A do te mundej Ali Pasha te vendoste per fillimin e veprimeve ushtarake kunder Francezeve, pasi Shefi i Shtabit te Forcave Ushtarako-Detare tw Madherise se Tij (Qeverise Britanike-IK) eshte instruktuar te shfrytezoje amjet e tij ne kete baze per te kryer, reduktimin e Qamizonit Francez ne Qytetin e Parges.

Cdo porosi (qe renditet me lart-IK) ju do ta prezantonise u eshte dhene ne pergjigje te kerkesave te Ali Pashes per Said Ahmetin dhe me idene e vendosjes se tij ne zoterimin e ketij Vendi strategjik, te cilin ai e ka paraqitur si nje pike me mjaft rendesi per sigurine e Vendit te tij dhe si nje Prove bindese e Vemendjes dhe Miqesise qe tregon Madheria e Tij (Qeverise Britanike-IK) ndaj interesave dhe deshirave te Ali Pashes.

Nese paqja do te arrihet (Marreveshja e Paqes do te nenshkruhet – IK) mes Madherise se Tij (Qeverise Britanike -IK) dhe Portes se Larte, dhe kjo do te sjelle per pasoje Lufte’n mes Turqise dhe Frances, Ali Pasha ndoshta do te ishte i gatshem te zgjeronte operacionet e tij pertej Kufijve me te afert dhe te perpiqet, te vere ne perdorim fuqine dhe te vere ne siklet dhe shqetesim armiqte e tij ne Shtate Ishujt: – Ne rastin e nje ngjarjeje te tilleju do t’i beni te njohur Madherise se Tij (Ali Pashes-IK), se Anijet e Flotes tone Luftarake prane brigjeve te Shqiperise, jane drejtuar aty per te bashkevepruar me te per te njejtat qellime.

Nje kopje e shkruar e ketyre instruksioneve i eshte transmetuar edhe Z. Adair (Ambasadori Britanik ne Stamboll -IK), nen varesine e drejtperdrejte te te cilitju duhet tejeni dhe te veproni, sa here qe do te kini rastin e komunikimit me te.

Ju do te komunikoni gjithashtu me Lordin Kolingud dhe Ser Aleksander Boll me qellim qe te perfitoni prej keshillave te tyre, ndihmes dhe bashkepunimit, per te ndare dhe percaktuar menyrat me te mira, per te arritur objektivat e Misionit Tuaj.

Ju duhet te gjeni te gjitha rrugezgjidhjet e mundeshme per te informuar Z. Adair (Ambasadorit britanik ne Stamboll -IK) mbigjithe progresin ne marredheniet tuaja me Ali Pashen.

 

Une jam

Me respektin dhe sinqeritetin me te madh

Ser,

 

Sherbetori juaj me i bindur dhe besnik

Xhorxh Kanning

(Geroge Canning)

firma

[Mbi zarfin e kesaj letre eshte shkruar: ]

Instruksione

Douning 21 Tetor 1802

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here