Ditën e sotme Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkoi nga Kuvendi që të miratojë sa më parë projektligjin për regjistrimin e të dënuarve për krime seksuale.
Në fjalën e tij në aktivitetin për kundër Dhunës dhe Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve.
Kreu i Shtetit Ilir Meta tha se është e patolerueshme që janë dënuar vetëm 44% e autorëve për krime seksuale.
“Dua të nxis kuvendin dhe deputetët që të miratojnë sa më shpejt projektligjin për regjistrin e të dënuarve për krime seksuale që Crca albania ka përgatitur si përgjigje ndaj parandalimeve të krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve.
Është e patolerueshme që vetëm 44% e autorëve të akuzuar për krime seksuale ndaj fëmijëve janë dënuar me vendim të formës së prere.
Kjo tregon se kemi një mospërputhje të konsiderueshme nga regjistrimi i rasteve të dhunës seksuale në polici, ndjekja penale nga prokuroria dhe dhënia e dënimit nga gjykata.
Prandaj të gjitha strukturat duhet të intensifikojnë përpjekjet që synojnë parandalimin e abuzimit seksual duke ndërmarrë iniciativa me karakter ndërveprues dhe duke rritur në maksimum ndëshkueshmerinë”, u shpreh Meta.