645 qytetarë gjobiten për mosmbajtjen e maskave, 9 për lëvizje gjatë orarit të ndaluar…

0
122

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, policia ka ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 645 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 1 lokal në ambientet e të cilit nuk respektoheshin protokollet e sigurisë.

Gjatë kontrolleve, janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 9 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here