Zakonisht, propozimi për martesë është një ngjarje e rëndësishme në jetën e një njeriu. Por një i ri ka habitiur gjithë botën, pasi i ka ”kërkuar” një kukulle të martohet me të.
Yori Tolochko është emri i të riut nga Kazakistani që do të martohet me kukullën e tij. Madje ai e ka quajtur atë Margo dhe i ka hapur edhe një llogari në rrjetet sociale dhe poston vetëm foto në momente që ai i quan të bukura me Margon.
Madje ai shkon edhe në restorante për darkë me Margon. I vetmi problem që ai ka me Margon është se ajo nuk di të gatuaj, por këtë ai thotë se do e rregulloj dhe se nuk e ka shumë bezdi, pasi Margoja e ka bërë të lumtur në shumë gjëra të tjera.
Ai thotë se Margo e ka bërë të lumtur si asnjë femër tjetër edhe pse është vetëm një kukull, madje ai thotë se ajo e ka shpëtuar nga femrat e tjera.