‘Industria e falsifikimit të testeve në Shqipëri’/ Media grek nxjerr faktet si merren tamponët negative

0
139

Në Shqipëri është ngritur industria e falsifikimit të raporteve të të infektuarve me koronavirus.

Televizioni grek “Star News” shkruan se dallimet që lindin në dy dokumente janë logo e qendrës diagnostikuese, firma dhe vula e mjekut që ka rënë viktimë e falsifikimit.

Grupi, fshihet në Shqipërinë e veriut, ku persona të ndryshëm marrin tamponë negativë edhe pse pacientët mund të jenë të infektuar, thotë media greke.

Ky fakt dyshohet se ka rritur barrën tashmë të rëndë epidemiologjike në disa zona.

Sipas një raporti të Star, shumë prej tyre duan të kurohen në spitalet greke, pasi nuk kanë besim në sistemin shëndetësor shqiptar.

Një femër 20-vjeçare shqiptare disa ditë më parë u përpoq të kalonte nga vendi i saj për në Greqi nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës me një provë molekulare të rremë, por u vu re shpejt dhe për të shmangur arrestimin ajo iku. Policia krahasoi dy dokumentet dhe kuptoi mashtrimin.

Sipas televizionit, autoritetet shqiptare madje kanë filluar një hetim mbi përfshirjen e oficerëve të policisë në çështje./ Panorama/

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here