Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj e ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 për zgjedhjet në LSI dhe ato të 25 prillit.
Mehmetaj thotë se më 5 dhjetor LSI mban Konvetën Kombëtare duke miratuar programin elektoral. Ajo thekson se më 25 prill LSI garon për vend të parë ashtu si dy partitë e tjera të mëdha.
Për më tepër ish-deputetja thekson se renditja në zgjedhje do të përcaktohet shumë nga mënyra se si LSI do të futet në zgjedhje, ekipi drejtues dhe projektet politike.
”Nuk besoj që ka ndonjë parti politike apo ndonjë garues që në çfarëdolloj gare që futet për më pak se të tjerët. Për ne dhe për këdo garojmë që të jemi të parët.
Ajo që vlen më shumë për mua, për një rezultat shifrash për një pozicion në renditje, është mënyra si mund të futemi në zgjedhje. Ekipi që po bën LSI për të drejtues fushatën, dhe projektet politike do të bëjnë diferencë.
I kemi synimet e qarta, e kemi kuptuar nevojën që kanë qytetarët shqiptarë sot. Duan një përfaqësim dinjitoz dhe grupimi që është i ngjashëm me ta dhe që ka zgjidhje konkrete. Jemi fokusuar në disa çështje që përbëjnë shqetësime kryesore, ekonomia, papunësia, kostoja e jetesës, si mund të bëhet më e thjeshtë, arsimi që është oguri i suksesit për një të ardhme më të mirë.
Më 5 dhjetor LSI mban Konventën Kombëtare, në datën 5 dhjetor do të miratojë edhe pikërisht programin dhe shtyllat. Madje dhe disa detaje të tjera.”- tha Mehmetaj.