Lufta si një normë e jetës ishte e rëndë për psikologjinë e të riut, pas viteve të para të urisë së pandërprerë, të ftohtit, vdekjeve të papritura, zhurmës dhe terrorit, pa këpucë, pa shtëpi, pa libra në shkollë. Dekadat e mëvonshme ai ka shkruar: “Ne, që shkuam përmes luftës e dinim se sa e vështirë ishte të përcillje të vërtetën në lidhje me atë se çfarë ishte kjo përvojë, për fat të mirë, të panjohur. Ne e dinim se gjuha nuk na shërbente, se si shpesh ndjeheshim të pafuqishëm, si përvojë është, në fund, e pakomunikueshme”.
Violeta Murati
Një poet në vijën e frontit prezanton para publikut botën e Ryszard Kapuscinskit, korrespodentit të famshëm të luftës dhe një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore. I njohur si “Indiana Jones with a notepade”, Kapuscinski është një legjendë në mesin e kolegëve të tij i cili ka kërkuar për të vërtetën dhe përvojën njerëzore në vendet më të rrezikshme. Një produksion filmik nga regjisorja indipedente, Gabrielle Pfeiffer, 62 minuta, produksion i 2003-shit zbulon sfidat e shkrimtarit përballë censurës, dhe shqyrton linjën mes gazetarisë dhe letërsisë. Ajo e konsideron dallueshmërinë e Kapuscinskit, përmes regjistrimit të fakteve të vështira të një ngjarje të kohës, duke arritur në thellësi, në thelbin e përvojës njerëzore.
Zonja Pfeiffer udhëtoi me Kapuscinksin në katër shtete, kapjen e karakterit të tij të vërtetë, pasionin e tij, humorin dhe demonët e tij. Ajo hodhi vështrimin te fëmijëria e Kapuscinskit, si një refugjat në Poloni gjatë luftës së dytë botërore, me përvojat e tij të mëvonshme në fushëbetejat e botës së tretë, një ëndërrim poetik i tragjedisë dhe absurditet të luftës.
Ky udhëtim përfshin vizita në shumë vende të përmendura në librin e Kapuscinskit “Imperium”. Kapuscinski dhe miqtë e kolegët e tij gjithashtu diskutonin sfidat e shkrimtarëve kur u përballën me censurën, dhe reportazhet si një formë letrare.
***
Për Ryszard Kapuscinskin, i cili vdiq në moshën 74 vjeç, janar 2003, gazetaria ishte një mision, jo një karrierë, dhe ai kaloi një pjesë të madhe nga jeta e tij, për fat të mirë, në vende të padukshme dhe të errëta, shumë prej tyre në Afrikë, duke u përpjekur të përcjellë thelbin e tyre nga një kontinent i largët. Askush nuk ishte më i befasuar se ai kur, në mes të moshës 40 vjeçare, ai papritur u bë ekstremisht i suksesshëm, me librin e tij të përkthyer në mbi 30 gjuhë. Ai fitoi çmime letrare në Gjermani, Francë, Kanada, Italia dhe Amerikaë, dhe u bë gazetar i shekullit në Poloni. Kapuscinksi u lind në Pinsk, tani në Bjellorusi, dhe në vitin 1945, u dërgua në Poloni nga nëna e tij, në kërkim të babait ushtar.
Lufta si një normë e jetës ishte e rëndë për psikologjinë e të riut, pas viteve të para të urisë së pandërprerë, të ftohtit, vdekjeve të papritura, zhurmës dhe terrorit, pa këpucë, pa shtëpi, pa libra në shkollë. Dekadat e mëvonshme ai ka shkruar: “Ne, që shkuam përmes luftës e dinim se sa e vështirë ishte të përcillje të vërtetën në lidhje me atë se çfarë ishte kjo përvojë, për fat të mirë, të panjohur. Ne e dinim se gjuha nuk na shërbente, se si shpesh ndjeheshim të pafuqishëm, si përvojë është, në fund, e pakomunikueshme”.
Pas universitetit në Varshavë, ku ai studioi histori, ai gjeti punë si gazetar praktikant, në një revistë rinore, ishte vetëm 23 vjeç. Ai ishte gazetari i parë polak, i përligjur, i dërguar jashtë vendit si në Indi, Pakistan dhe Afganistan. Më vonë ai lëvizi për në Agjencinë e Lajmeve Polake, dhe qëndroi atje deri më 1981.
Në vitin 1957 shkoi në Afrikë, dhe u kthye atje shpesh, aq sa ishte e mundur, në 40 vitet e ardhshme. Ai mbuloi gjithë kontinentin, përfshirë 27 revolucionet dhe grushtet e shtetit, dhe ishte i ekzaltuar nga të qenit pjesëmarrës i kësaj historie. Ai dhe punëdhënësi i tij nuk patën para, por ai ishte një krijues i cili shpesh pati kontakte për të ndihmuar gazetarët e tjerë, të cilët nuk kishin para për të marrë avionin, dhe kështu të dy arritën në skenën e dramës më të fundit. “Afrika ishte rinia ime”, shkruante ai më vonë, duke përshkruar se sa shumë patën kuptim kontinentet për atë.
Në vitet e para si gazetar ai zhvilloi teknikën e dy fletoreve: njëra i lejohej për të fituar jetesën me bukë në raportimin e fakteve për agjencinë, ndërkohë tjetra ishte mbushur me përvoja duke besuar në modestinë e pakomunikueshme, por që u bë libri i tij më i famshëm “The Emperor” 1978. Ai ishte libri i parë përkthyer në anglisht dhe Janathan Millet e përshtati atë për teatrin mbretëror, në vitin 1985.
Përpara “The Emperor”, ai shkroi ndoshta librin e tij më të mirë, “Another day of life”, 1967, unik dhe vështrues i afërt i kolapsit, rënies së kolonializmit portugez në Angola, të cilën e përshkroi si “një libër shumë personal, rreth të qenit i vetëm dhe i humbur”. Ai ishte i vetmi gazetar i huaj, dhe i vetmi nga Evropa Lindore, në Luandën e verës kaotike dhe të frikshme të 1975. Si kolonët portugezë grumbulluan jetën e tyre në port, ushtarët nga aparteidi në Afrikën e Jugut, Zaire dhe Kuba lëvizën në drejtim të kryeqytetit në ballë ose prapa ushtrive konkurruese Angolane, ndërsa hijet e burrave nga CIA dhe PIDE portugeze, të ushqyer me thashetheme të triumfit për një anë apo tjetrën.
Mes historive të pabesueshme, të histerisë, fija e vetme e sigurt e ditëve të Kapuscinskit ishin mbrëmjet kur lidhej me teleks me Varshavën, kur ai mund të paraqiste ndonjë histori, që ai kishte sajuar nga thashethemet dhe skenat e çmendura në rrugë, pyeste rreth motit në shtëpi, dhe ankohej për ushqimin. Ai kurrë nuk e hoqi nga mendja e tij Angolën, edhe kur ishte në Londër, më 1986, ai donte kryesisht të bisedonte për librat e tjerë gjatë kësaj periudhe.
Ndër librat e tjerë të tij ishte “Shah of Shahs”,1982, në fund të ditëve të Shahut të Persisë, dhe koleksione të tilla si “The soccer war”, 1978, “The shadow of the sun”, 1998, dhe më pranë shtëpisë “Imperium”, 1993, esetë dhe reportazhet në Bashkimin Sovjetik, dhe pesë volume të eseve dhe poezive, “Lapidarium”.
***
Të gjitha shkrimet e Kapuscinskit që lidhen me zhvillimin e vendeve, dolën nga përvoja e të jetuarit në këto vende. Ato ishin një rrjet origjinal që e bëri atë të njohur ndër intelektualët si të Afrikës, Amerikës Latine dhe në shtëpinë e tij, Poloninë. Të gjitha portretet që përshkroi ishin për të njohur mekanizmin e sundimit diktatorial, aq sa vlerësimi i tij, ishte lehtësim në ndjeshmërinë e jetës së njerëzve të zakonshëm.
Kapuscinski përshkroi punën e tij për “reportazhet letrare”. Dhe, edhe pse ai ishte një njeri modest, ai besoi në rëndësinë e saj për të kuptuar botën. “Pa u përpjekur për të hyrë në mënyra të tjera për të shikuar… duke i menduar, duke i përshkruar, ne nuk do të kuptojmë asnjë gjë nga bota”. Mendja evropiane, besonte ai, ishte shpesh tepër dembele për të bërë përpjekje intelektuale, për të parë dhe kuptuar botën e vërtetë, e dominuar nga probleme komplekse të varfërisë, dhe larg nga bota e manipuluar e televizionit. Qetësia dhe stabiliteti i Evropës e mërzitnin atë, dhe ai viteve të fundit të jetës i kaloi, një sasi kohe e konsiderueshme, si pedagog në Meksikë, shpesh me mikun e tij Gabriel Garcia Marquez. Ai fliste gjithnjë për rëndësinë e reportazheve, dhe lëshonte fjalë thumbuese mbi lajmet si një mall, që fluturon nga “korrespondentë specialë”, të cilët raportojnë mbi drama pa kontekst. Ai urrente atë që ai e quajti “metamorfozë e mediave”. Vlera e lajmeve në ditën e tij, thoshte ai, nuk kishte të bënte me përfitimin, por ishte një temë e luftës politike, dhe kërkimi për të vërtetën.
Shkrimtari John Updike e adhuronte Kapuscinskin. Ndërsa Gabriel Garcia Marquez e ka etiketuar atë “zot të vërtetë të gazetarisë”. “Gazetar, udhëtar i përhershëm” është shkruar në media kur vdiq Kapuscinski, kur ky vetë ka deklaruar se puna e tij ishte “realizëm magjik”, duke përdorur “alegori dhe metafora për të përcjellë çfarë po ndodhte”
Leksioni më rutinë i gazetarit ka qenë në këmbënguljen e tij të vazhdueshme se “të gjithë ata që lexojnë, e kuptojnë nga konteksti se jo gjithçka në to duhet të merret fjalë për fjalë”. Kjo vlerësohet si një kërkesë e guximshme e Kapuscinskit. Polonia totalitare ishte e vështirë për gazetarin, që punonte për agjencinë e lajmeve të qeverisë, ku nuk mund të shkruante të vërtetën në lidhje me vendin e tij, kështu u kanalizua në përvojat e tij në Sudan, Etiopi, Angola, El Salvador, Bolivi, Irani, dhe Kili, në mesin e vendeve të tjera, për të folur polonisht rreth jetës nën komunizëm. “Kjo është në rregull për mua për sa kohë që askush nuk e quan gazetarinë e tij lëvizje të këmbëve”, – shkruan një eseist.
“Gazetarët duhet të thellojnë njohuritë e tyre antropologjike dhe kulturore dhe për të shpjeguar kontekstin e ngjarjeve, ata duhet të lexojnë”. Ishte kjo platformë racionale për gazetarët nga Kapuscinski, i cili “goditej” dhe nga kritika. Për të kishte shumë ankesa se asnjëherë nuk përmend data, kurrë nuk jepte emrin e ministrit, harronte rendin e ngjarjeve etj. Kësaj gazetari i përgjigjet me ironi, se kjo është pikërisht çfarë shmang, në të kundërt ai thoshte: në qoftë se ato janë pyetjet që dëshironi si përgjigje, mund të vizitoni bibliotekën tuaj lokale, ku do të gjeni gjithçka ju nevojitet; gazetat e kohës, libra reference, apo fjalor.
“Udhëzues për realitetin”- kjo është referenca për librat e Kapuscinskit, i cili lirinë e gjente në vendet dhe ngjarjet, ndonëse paralajmërohej për të mos marrë seriozisht këtë gazetar.
Disa janë të mendimit dhe besojnë se “teknika” e Kapuscinski ishte për mbrojtje, pasi lejonte shkrimtarët dhe gazetarët për të arritur një të vërtetë të lartë.