Kreu i opozitës Lulzim Basha i pyetur nga gazetarët në lidhje me denoncimin shokues të bërë mbrëmjen e djeshme për manipulim qeveritar me numrin e viktimave nga Covid, i ka bërë thirrje prokurorisë që të veprojë shpejt.
Basha deklaroi se Rama po shkatërron provat, pasi nuk ka asnjë mundësi tjetër.
Çfarë pret Prokuroria që nuk nis hetimin, që të manipulohen të dhënat?
Pse pret Edi Rama deri nesër për të dalë në konferencë për shtyp përveç se për të falsifikuar dokumentet.
Shqipëria, vendi me spitale COVID pa pajisje, medikamente dhe mjete mbrojtëse për mjekët.
Përsëris thirrjen drejtuar qeverisë shqiptare të shkojë në morgun e Tiranës të marrë provat.
Rama, politikë me vdekjen duke fshehur të dhënat reale të numrit të vdekjeve nga COVID.
Detyra e një qeverie normale në pandemi është raportimi i numrit real të të sëmurëve dhe të vdekurve.
Edi Rama të shkulet nga Instagrami dhe t’i përvishet punës konkrete në menaxhimin e krizës.
Ai që nuk lë minutin t’i ikë për të dalë në Instagram, është duke manipuluar provat.
Nëse nuk ka testime, pajisje, medikamente dhe mjekë të trajnuar, spitalet janë pa asnjë vlerë.
Edhe sa shqiptarë duhet të vdesin derisa Rama të marrë vendim të mos shpërdorojë buxhetin dhe të orientojë çdo shumë drejt përballimit të pandemisë?’, tha gjatë fjalës së tij kreu i PD-së Lulzim Basha.