“Më keq se të gazit”, mjeku: Bombolat e oksigjenit në banesë rrezik shpërthimi…

0
132

Infeksionist Gentian Stroni këtë të premte i ftuar në studion e ABC ka theksuar se mjeku i familjes ka një rol të pazëvendësueshëm në trajtimin dhe identifikimin e rasteve Covid.

Ai ka theksuar se akoma nuk ka një protokoll të qartë për përdorimin e medikamenteve dhe për këtë është e gjithë bota në kolaps jo vetëm Shqipëria.

“Ka shumë raste që nuk menaxhohet lehtë, tashmë kemi një përhapje të gjerë dhe kolapsi është në të gjithë botën e jo më ne që jemi të tillë.

Duke parë pjesën e parë të bërjes së tamponëve është e pamundur që të bësh të gjithëve dhe hyrja në lojë e privatit është një ndihmesë për mjekët për të ndihmuar mjekët.

Gjatë periudhës mars-prill ne kemi pas shumë persona që vinin në spital me të njëjtat shifra dhe që në atë kohë e me i bërë dhe krahasimin e raportit të ISHP.

Duke qenë se është sëmundje e re ka dhe disa shenja që dalin nga e përgjithshmja dhe është e rëndësishme që mjeku të kishte një tampon pozitiv për ta ndihmuar për trajtimin e pacientit. Nuk kemi të njëjtët pacientë shenjat janë të ndryshme te individë të veçantë.

Mjeku i familjes ka një rol të madh dhe me ndihmën e tij që ka një numër të caktuar pacientësh që si normë sipas meje do të thotë se ka 2000 pacientë por nuk mund të ndodh që të jenë të gjithë të sëmurë edhe 100 pacientë të tillë janë të sëmurë por janë një ndihmë e madhe.

Pajisja e mjekëve dhe instruktimi i tyre duhej të bëhej me shpejt se tani dhe tani ato kanë kohën që të marrin orientimet e tyre.

Tashmë mjeku i familjes do të bëjë të mundur identifikimin e rasteve dhe më pas ato të kalojnë për specializim dhe të ndiqet në bazë të gjerë”, ka thënë mjeku.

Gjithashtu mjeku në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi ka komentuar dhe protokollin që përdoret për trajtimin e pacientëve me Covid, ku thekson se ndryshon në varësi të situatës.

Ndërkohë ai ka bërë apel qytetarëve që të mos mbajnë bombol oksigjeni në shtëpi se është shumë e rrezikshme.

“Azitromicina ndihmon prishjen e portës së virusit që ai të hyjë në qelizë, çdo gjë është për tu verifikuar nga shkenca asnjë antibiotik deri më tani nuk ka pasur 100 % ndikim.

Antisimptomatikët janë një tjetër medikament që është i këshilluar që ti jepet një pacienti me shenjat e para.

Ky virus sjell dhe rritjen e hekurit në gjak dhe është pikërisht molekula e hekurit që gjendet në këtë që shkakton dhe rritjen e oksigjenit dhe në momentin që ky virus hyn në gjak krijon dhe një sformim të kësaj qelize. Ndaj është e rëndësishme dhe përdorimi i holluesit të gjakut.

Në spital ne japim një bombol oksigjeni 15 litra në spital, ndërsa në shtëpi qytetarët mund ta marrin me një intensitet të lartë, por ajo është e rrezikshme, pasi një bombol e tillë të mbahet në ambient ku dhe gatuan, shpërthimi i saj shfaq rrezikshmëri më të lartë se një bombol gazi”, ka thënë mjeku Stroni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here