Spak, Dvorani dhe qytetari i dënuar për dhënie ryshfeti

0
157

Nga: Dritan Kaba

Dje Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar së bashku me prokurorët e SPAK shënuan “suksesin” e parë të madh duke dënuar nje qytetar me 120 orë shërbim për komunitetin se kishte tentuar t’i jepte 1 mijë lekë një polici që e kapi në shkelje të ligjit, duke i dhënë makinës.

Po dje është mbushur një vit nga padia e bërë nga Presidenti i Republikës z. Ilir Meta ndaj ish kreut të KED, Ardian Dvorani për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumentave shtetërore.

Të gjithë i kemi parë dhe jemi njohur me aktet skandaloze te ish kreut të KED për të rrëmbyer anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për llogari të Rilindjes.

Tashmë pas nje viti ende asnjë veprim nga SPAK. Nuk e kuptoj çfarë ka kjo çështje kaq të vështirë për t’u zgjidhur. Faktet janë aty edhe bëjnë “muuuu” për çdo jurist qoftë edhe për një student të vitit të dytë në juridik. Falsifikimi i dokumentave dhe shpërdorimi i detyrës janë të qarta, ndërsa Dvorani vazhdon të jetë anëtari i trupës së Gjyqësorit në Shqipëri dhe vazhdon të marrë rrogën nga taksapaguesit shqiptarë.

Jo vetëm kaq, por edhe Komisioni i Venecias në Opinionin Final të qershorit 2020 për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, evidentoi qartë se, përgjegjësi kryesor i përplasjes dhe incidentit të rëndë procedurial midis Kuvendit dhe Presidentit, ishte Ardian Dvorani ish-Kryetari i KED me veprimet e tij antikushtetuese dhe antiligjore.
Po ashtu nuk ka asnjë të dhënë ku janë hetimet me padinë tjetër të bërë, në datë 24 shkurt të këtij viti, nga Presidenti i Republikës ndaj funksionarëve të Ministrisë së drejtësisë edhe ministres znj. Etilda Gjoni, ndaj akuzave që janë:

“Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
“Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal;
“Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal;
“Përvetësimit të titullit apo të detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penal.

Puçi kushtetues për rrëmbimin e anëtarëve të Gjykatës ende ka ngelur i pa hetuar. Gjykata Kushtetuese ende e paplotësuar, ndërsa në fuqi janë mbi 30 ligje antikushtetuese, që i rëndojnë shqiptarëve shumë më shumë se vetë pandemia. Këto ligje për ekoominë shqiptare, tregun e lirë, barazinë në treg janë shumë më të dëmshme se vetë virusi Covid 19. Prona e shqiptarëve është e rrezikuar pikërisht nga këto ligje antikushtetuese. Të drejtat e tyre janë të cunguara dhe në rrezik nga këto ligjet antikushtetuese.

Autorët e puçit kushtetues vazhdojnë shëtisin të lirë me “kal”.

Fotografia e Dritan Kaba
Fotografia e Dritan Kaba
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here