Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar nga rrjeti social Facebook, ku e ka quajtur LSI-së në Durrës, misionare e çlirimit të qytetit nga mafja rilindase.
Në statusin e tij në Facebook, Vasili thekson se prurjet e reja në LSI, janë një frymëmarrje e re, një fuqi e madhe pozitive, që shpeton qytetin e Durrësit nga hija e errët e mafies shtetërore të bërë njësh me krimin.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
LSI ne Durres nje frymemarrje e re, nje fuqi e madhe pozitive, qe shpeton qytetin nga hija e erret e mafies shteterore te bere njesh me krimin.
Qytetare te mire, krenare per emrin, profesionin dhe familjen e tyre i jane bashkuar LSI dhe kane marre ne duart e tyre kete mision historik shpetimtar.
Durresi krenari e vetes dhe e gjithe Shqiperise ne mijra vjet sot i mberthyer per fyti nga mafia dhe krimi shteteror kerkon shpetim.
Keta te rinj, te reja, burra e gra misionare te LSI na rikthyen dashurine e venitur per te bukurin Durres dhe shpresen e madhe qe qyteti do tju kthehet serish qytetareve dhe askush nuk do te mund tjua marre dot me kurre.
Mirenjohje per misionin tuaj.