Zgjedhjet në LSI/ Braimllari: Proces historik që po i paraprinë fitores historike më 25 prill 2021

0
180

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari flet në një intervistë për ‘standard’ mbi zgjedhjet e brendshme që do të mbajë kjo forcë politike këtë të shtunë. Braimllari e cilëson këtë proces si historik duke thënë se ai do t’i paraprijë fitores historike të Opozitës së Bashkuar në 25 prill 2021. Po ashtu Braimllari thekson se “ ky process për herë të parë bëhet nga një parti politike , ku anëtarësia me vullnetin e saj do të zgjedhë online delegatët dhe kryetarin e partisë”

 

 

1-LSI të shtunën do të mbajë zgjedhjet për per delegate dhe kryetaren e partise. Si vjen partia në këto zgjedhje dhe cilat janë pritshmëritë?

 

 

Këto zgjedhje janë shumë të rëndesishme për LSI pasi jane paralajmërim per fitoren e thellë me 25 prill.  Ne vijmë në këtë proces pas një organizimi në të gjithë Shqiperinë të strukturave të LSI, ku ka përfunduar faza e zgjedhjeve në organizata dhe tani është momenti për të zgjedhur delegatët të cilët do përfaqësojnë vullnetin e anëtarësisë në konventën e 5 dhjetorit.

 

2-Ndërkohë një risi e këtyre zgjedhjeve do të jetë votimi online, i cili do jetë disponibël si për anëtarët brenda ashtu edhe pë rata jashtë vendit. Si e shihni këtë process të ri në jetën politike të vendit?

 

Është risi, një projekt inovator që tregon qartë që LSI është një parti politike që sjell risi në politiken shqiptare. Ky votim është shumë i rëndësishëm pasi për herë të parë bëhet nga nje parti politike ku anëtarësia me vullnetin e saj do të zgjedhë online delegatët dhe kryetarin e partisë. E theksoj është një proces historik që po i paraprinë një fitore historike më 25 prill. Me këtë proces votimi do të kenë mundësinë të gjithë anëtarët të votojnë nëpërmjet këtij aplikacioni por dhe duke ju drejtuar fizikisht zyrave të LSI. E rëndësishme në këtë proces do të jetë vota e diasporës të cilët do kenë mundësi të votojnë nëpërmjet këtij aplikacioni.

 

3-Pas zgjedhjeve të brendshme, 5 muaj më pas, së bashku me Opozitën e Bashkuar do të sfidoni mazhorancën aktuale në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Si e gjykoni sfidën e 25 prillit?

 

25 prill është festë kombëtare për shqiptarë të cilët me votë do heqin Rilindjen e cila i varfëroi dhe i la pa punë. Sfida më e madhe është hapja e vendeve të reja te punes ndaj duhet të gjitha energjitë të folusohen për të larguar këte qeveri e cila nuk hapi vende pune por i mbylli ato. Ndaj 25 prilli është sfida që ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë duke krijuar mundësi punësimi të mirëpaguar për të përballuar koston e jetesës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here