Partia Demokratike me anë të sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Badhi, akuzojnë Edi Ramën se janë duke përdorur heqjen e vëmendjes me qëllim që të shpëtojnë nga akuzat për manipulim të numrit të viktimave nga Covid-19.
’Edhe një herë Rama vazhdon të luajë politikisht me jetën e shqiptarëve.
Ai dërgoi Taulant Ballen për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën, sepse ende nuk ka një pergjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia.
Edi Rama vetëm po përpiqet të largojë vemendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës.
Ne përsërisim thirrjen ndaj prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga covid19. Kjo nuk është një çështje politike, por është një çështje thelbesore për të gjithë shqiptarët.
Populli shqiptar e ka aftësinë të mos bjerë pre e manipulimeve të Edi Ramës’, shkruan Gazment Bardhi në deklaratën e tij.