Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë.
Aksidenti me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Lezhë-Milot.
Një furgon ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Deri më tani nuk ka të dhënë për identitetin e viktimës dhe shoferit.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.