Inxhinieri i njohur Skënder Hajdini ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Hajdini nuk ia doli të fitojë betejën me virusin, ndërsa e cilëson si një humbje të madhe për qytetin.
POSTIMI:
Inxhinier Skënder Hajdini nuk ia doli betejës me virusin e pabesë.
Shumë të trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne.
Do na mungojë inxhinieri model, fjalëpak e punëtor, qytetari i denjë dhe drejtuesi i zoti.
Në emër të Bashkisë Maliq i shprehim ngushëllime familjes, miqve e shokëve!