Iu vendos eksploziv në makinë, zbardhet dëshmia e vlonjatit…

0
208

Një sasi tritoli që i ishte vënë një makine u zbulua nga pronari i mjetit mesnatën e kaluar.

Ndërkohë që abc neës ka zbardhur të reja nga kjo ngjarja në Vlorë, ku makinës iu vendos 600 gr eksploziv por fatmirësisht nuk shpërtheu, pasi u pikas nga pronari duke shmangur tragjedinë.

S. Binaj 35-vjeç, pronari i “Benz”-it, ku u vendos tritoli në lagjen “Hajro Çakërri” është shprehur para grupit hetimor se nuk ka konflikte me askënd.

“Nuk kam konflikte me asnjë person. Nuk e di cili mund ta ketë vendosur eksplozivin” mësohet se është shprehur Binaj.

Por si e pikasi ai eksplozivin?

Binaj rreth orës 01:30 kur është kthyer në shtëpi me një tjetër makinë ka vënë re diçka të dyshimtë poshtë “ML”-së së tij në pjesën e përparme, që ishte e parkuar. Vlonjati është afruar dhe ka parë që ishte një pako e dyshimtë.

Në atë moment ai lajmëron policinë, e cila rrethon zonën dhe njofton ekspertët e xhenios nga Tirana që vijnë dhe në orën 03:30 bëjnë shpërthimin e kontrolluar të eksplozivit.

Policia ka nisur hetimet për të shkuar në gjurmët e autorëve. Fillimisht janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve të zonës ku ishte parkuar makina në lagjen “Hajro Çakërri”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here