Kreu i PD-së Lulzim Basha ka pritur ditën e sotme një delegacion nga Kosova të Komunës së Mitrovicës të kryesuar nga kryetari Agim Bahtiri.
Përveç Bahtirit, të pranishëm në këtë takim ishin edhe Halit Barani, Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive te Njeriut dhe Besnik Beka, Drejtor për Planifikim Urban në komuna e Mitrovicës.
Pas takimit, Basha dhe Bahtiri kanë mbajtur nga një fjalë për gazetarët e pranishëm.
‘Kënaqësi të mikëprisja kryetarin e Komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri’, tha basha.
Ndërkaq Bahtiri duke folur për akuzat ndaj Bashës të bëra nga Edi Rama dhe shpura e tij, tha se janë ‘shpifjet më të ulëta me qëllime politike nuk e prekin Bashën’.
‘Kam ardhur që të takoj mikun tim, dhe qytetarin tim se për punën që ka bërë për Koosvën e kam shpallur qytetar nderi dhe kam ardhur ta përkrah për sfidat që po kalojnë dy vendet.
U bëj apel të gjithë krerëve të partive politike që të bashkohemi si një trup, se kemi një tragjedi në Kosovës, jemi në situatë tejet të keqe dhe të brengosur se UCK po trajtohet në Hagë padrejtësisht, prandaj shpifjet më të ulëta që i bëjnë dikush me qëllime të caktuara nuk i takojnë Bashës prandaj jemi këtu që të mbrohemi deri në fund në emër të qytetarëve të Mitrovisës dhe Kosovës, se e kemi nip dhe ka dhënë një kontribut të veçantë për Kosovën dhe e falenderoj, dhe i uroj për punën e tij të palodhshme, kontributet e tij nuk harrohen në Kosovë dhe shpifjet ndaj tij të disa njerëzve që nuk dua ta përmend emrin, janë të ulëta dhe janë të shpifura’, tha Bahtiri.