Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në përmbyllje të vizitës së tij ka falënderuar shqiptarët e Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut.
Meta shkruan se nga shqiptarët u e Dibrës së Madhe u prit ngrohtë vellazërisht. Ai shton se gjithë kombi është krenar për dibranët dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për Lirinë e Pavarësinë e Shqipërisë e Kosovën si dhe botën e kulturës shqiptare.
STATUSI NGA ILIR META
Dibrën e Madhe kam në zemër, si çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot.
I gjithë kombi shqiptar është krenar dhe përulet me nderim e mirënjohje për kontributin e shquar të dibranëve për Lirinë e Pavarësinë e Shqipërisë?? dhe të Kosovës??, si dhe për ndikimin e jashtëzakonshëm në botën e kulturën shqiptare.
Duke i falenderuar për pritjen e ngrohtë e vëllazërore shqiptarët e Dibrës së Madhe, solidarizohem me të gjithë bashkëkombasit tanë në Maqedoninë e Veriut, për ta kaluar këtë situatë të vështirë të pandemisë COVID-19, me sa më pak pasoja për shëndetin dhe jetën e tyre.
FALEMINDERIT DIBËR E MADHE!
MALET TONA MË TË LARTA! ??