‘O me Krishtin, o me virusin?!’ – Policia ndalon meshën dhe gjobit priftin që theu shtetrrethimin

0
156

Policia greke ndërpreu një meshë të së dielës në një fshat verior grek dhe gjobiti një prift me 1,500 euro që lejoi dy persona të merrnin pjesë në shërbim.

Ata arrestuan gjithashtu djalin 30-vjeçar të priftit dhe një nga dy besimtarët, për të cilët u tha se sulmuan oficerët e policisë.

Prifti kishte nxitur famulltarët të merrnin pjesë, pavarësisht nga shterrethimi duke u thënë: “Ju, o jeni me Krishtin, o jeni me koronavirusin!”. Të dy besimtarët ishin nga një fshat fqinj.

Autoritetet greke po zbatojnë me përpikëri një bllokim dhe një shtetrrethim natën pas një rritje të fundit të infeksioneve të Covid-19.

Në qytetin verior të Selanikut, ku janë shfaqur shumica e rasteve, një studenteje 18-vjeçare të universitetit iu dha një dënim me kusht me 6 muaj dhe gjobë 3,000 euro  për organizimin e festës së saj të ditëlindjes, të cilën Policia e bastisi në orën 1.30 të së shtunës. Të gjashtë të ftuarit u gjobitën me nga 300 euro secili.

Autoritetet shëndetësore greke njoftuan të dielën 1,498 raste të reja me koronavirus, së bashku me 103 vdekje, pesë më pak se rekordi ditor i vendosur të shtunën. Numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë është 91,619, me 1,630 vdekje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here