Zyrtare/ Turqia ndalon avionët mjekësorë, shqiptarët asnjë alternativë për t’u larguar jashtë vendit

0
136

Turqia i ka komunikuar zyrtarisht kompanive ajorore, vendimin për të mos pranuar avionë çarter me pacientë të huaj, të sëmurë me Covid-19.

Drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil. shkroi një letër ku u shpjegohet urdhëri kompanive, ku paralajmërohen se do të kenë sanksione, në rast se urdhëri nuk zbatohet.

Sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, sjellja e pacientëve pozitivë me Covid-19 në vendin tonë me avionë privatë, është i ndaluar deri në një urdhër të dytë. Në rast dështimi për të zbatuar këtë ndalim, do të ndërmerren sanksione administrative“, thuhen ndër të tjera në letër.

Shumë qytetarë shqiptarë të infektuar me Covid-19, kanë udhëtuar drejt Turqisë për të marrë trajtim të specializuar. Turqia ishte vendi më aksesueshëm nga shqiptarët gjatë pandemisë, duke qenë se vendet e Bashkimit të Europian, i kanë mbyllur kufijtë për vendin tonë.

Sipas të dhënave të Autoritetit të Aviacionit në Shqipëri, ka patur 565 fluturime nga Rinasi për qëllime mjekësore, me çmime mjaft të kripura që kapin vlerën e dhjetëra mijëra eurove.

Vendimi i Turqisë për të ndaluar fluturimet e personave të infektuar me Covid-19, vjen në momentin kur situata e pandemisë është rënduar ndjeshë, në Shqipëri.

Dhjetëra pacientë humbasin jetën çdo ditë, ndërkohë që kapaciteti i sistemit shëndetësor është vënë në dyshim, për shkak të shtimit të infektimeve.

Deri në këto momente, nuk ka patur asnjë vendim nga ana e qeverisë, për t’a izoluar vendin, në mënyrë të ngjashme me disa vende europiane, si Britania e Madhe, e cila u izolua për një periudhë një mujore, për të evituar kolapsin e sistemit shëndetësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here