Ish-missi, Trejsi Sejdini dhe reperi Don Xhoni janë kapur së bashku duke darkuar.
Reperi nuk është se ka shfaqur ndonjëherë miqësi me ish-miss Shqipërinë, por ky takim i tyre ka ngritur dyshime për një lidhje të mundshme mes tyre.
Burime të brendshme për Telegrafin kanë siguruar disa imazhe dhe video të dyshes, të cilët shihen duke darkuar në një restorant.
Në njërën prej fotografive, palët kthejnë kokën për të shpërqendruar vëmendjen e kamerës, por sërish kapen fytyrat e tyre.
Nuk i dihet nëse dyshja kanë filluar lidhje mes tyre, por që duken se janë të afërt mes njëri-tjetrit.