EDITORIAL
Pasi votoi në Kuvend së bashku me opozitën parlamentare, e njohur ndryshe si paterica e Rilindjes, ndryshimet në Kodin Zgjedhor në shkelje të marrëveshjes së “5 Qershorit”, Edi Rama po kwrkon t’i japë shqelmin final dakordësisë së ndërmjetësuar edhe nga ndërkombëtarët. Ndryshimet në Ligin për Prokurorinë, pjesë e ‘5 Qershorit’, janë kundërshtuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, ,me preteksin se shkelet thelbi i reformës në drejtësi. Përkatësisht këto ndryshime kanë të bëjnë me hetimin e krimit zgjedhor, gjë të cilën Rama nuk e do, pasi mendon të ripërsërisë në 25 prill 2021, skenarët e famshëm të dosjeve “184” dhe “339”. Nën petkun e minsitrisë së Drejtësisë, Rama sot foli kundër ndryshimve në këtë ligj, duke shkelur përfundimisht marrëveshjen e dakordësuar mes palëve në “5 Qershor”.
Ndryshimet në ligj
Komisioni i Ligjeve shtyu miratimin e ndryshimeve në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë”, që detyron prokurorin e Përgjithshëm dhe drejtuesin e SPAK t’i japin informacion KQZ për hetimin e krimeve zgjedhore, një nga dakordësitë e marrëveshjes së 5 qershorit.
Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshmë nuk janë dakord me këto ndryshime në ligj, të arrira në marrëveshjen politike të 5 Qershorit, duke theksuar se bie ndesh me reformën në drejtësi dhe cënon pavarësinë e prokurorëve. “Për çdo çështje në fushën e krimeve zgjedhore do të duhej që vetë drejtuesi i prokurorisë të jetë përgjegjës për atë çështje, kështu që në vlerësimin tonë bie ndesh me parashikimet aktuale ligjore si dhe me reformën në drejtësi.”.
Po ashtu edhe deputetet e PS-së dolën kundër këtij ndryshimi,. Vasilika Hysi tha se: “ Nisma prek shtyllen e reformes ne drejtesi”. Ndërkohë deputetja Bushka tha se duhet “Te behet kujdes me ndryshimet e kerkuara. Nuk mund të nxjerrim sytë kur duam të heqim vetullat”
Drejtor i Përgjithshëm i Kodifikimit Besi Beja po ashtu doli kundër duke pohuar: “Propozimi është i panevojshëm dhe bie ndesh me frymën e Reformës në Drejtësi. I jep atribute drejtuesit të Prokurorisë, që i ka vetëm prokurori i çështjes. Drejtuesi i prokurorisë nuk përgjigjet dot për çështje”.
Për t’u dukur publikisht, se vetë e mbështet ende ‘5 Qershorin”, Rama nxorri deputetin e PS-së Adnor Shameti, relator i ligjit, i cili kërkoi miratimin e këtyre ndryshimeve. “Vlerësoj rëndësinë e miratimit të këtij projektligji dhe u kërkoj kolegëve që në frymën e miratimit të ligjeve themelore të paketës themelore të kalojnë dhe këto ndryshime”, u shpreh ai.
Në fund të diskutimeve, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se: “Ne do ta zhvillojmë diskutimin për nismën e depozituar, por deri në një dakordësi lidhur me ecurinë e këtij propozimi ne do ta shtyjmë votimin në parim të këtij projektligji”.
Ndërkaq ndërhyrja në ligj është e paparanueshme nga Partia Demokratike. “Kërkon përsëri që atë që do të bëjë në 25 prill duke angazhuar kriminelët në zgjedhje, që kjo të mos jetë e ndëshkueshme. Së pari këtu kemi shkeljen e marrëveshjes së 5 Qershorit, zhbërjen e konsensusit për instrumentat e tjera që godasin krimin zgjedhor”, tha Bylykbashi.
Kuvendi nuk ka miratuar ende ndryshimet që mundësojnë që SPAK të hetojë krimet zgjedhore, ndonëse jemi 5 muaj para zgjedhjeve. Deri më tani janë miratuar vetëm ndryshimet në ligjin për partitë politike që rregullon çështjet e financimit.