Shtatë kulla deri 21 kate për të varrosur historinë e Tiranës, Sahatin e ndërtuar në 1822!

0
179

Zhdukja e kujtesës historike të Tiranës është një nga shqetësimet që ngrihet vazhdimisht në rrjetet sociale. Pas shembjes së një sërë ndërtesash historike në kryeqytet, e fundit është ajo që po ndodh me Kullën e Sahatit. Në Facebook po shtohen kritikat për mënyrën se si do të “zhduket” Kulla e Sahatit, një nga simbolet e Tiranës. Këtë herë ajo nuk do të shembet, por do të humbasë e rre7thuar nga kulla të tjera shumëkatëshe.

“Historisë së Tiranës po ia zënë frymën kullat shumëkatëshe.

Në Qershor 2016, u prish stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”. Në vend të tij u ndërtua një kullë, një qendër tregtare, një hotel dhe si aksesor një stadium (akoma i papërfunduar).

Në Maj 2020, u prish Teatri Kombëtar. Në vend të tij do të ndërtohen 7 kulla dhe një teatër.

Projekti i radhës është Kulla e Sahatit. Ngjitur me të po ndërtohen 5 godina, ndër të cilat një kullë 21-katëshe, me lartësi mbi 70 metra.

Kulla e Sahatit filloi ndërtimin në vitin 1822, ndërkohë nga viti 1948 është monument kulture i kategorisë së parë” – shkruhet në faqen e Facebook të quajtur “Guxo”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here