EMRAT/ Zbardhet atentati në Elbasan, arrestohet i forti i qytetit, në kërkim …

0
130

Policia e Elbasanit thotë se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme.

Atentati me një të plagosur, ndodhi pas një sherri mes dy personave, të njohur në qytetin e Elbasanit.

Policia thotë se ka arrestuar Elvis Çaushllarin ose siç njihet ‘Vis Korçari’ dhe ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes së tij, Mirgen Qosjen.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Elbasan.

Policia vë në pranga një nga autorët e ngjarjes.

Shpallet në kërkim autori tjetër.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth  orës 11:50, në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh ishin përdorur dhe armë zjarri, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve u bë identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve, shtetasi Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se Elvisi, duke drejtuar automjetin tip ‘Mazda’, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip ‘Ford’ dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë shtetasi Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia e Elbasanit, për kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja.

Materialet hetimore në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ‘Vrasje me dashje’ e mbetur në tentativë dhe ‘Armëmbajtja pa leje’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here