Aktivisti dhe pedagogu, Erion Kristo, një mik i doktor Ninit, i cili humbi betejen me covid-19, i ka dedikuar atij një status prekës.
“O vëlla, po pse ike? Na thave krahët! Ne prisnim fitoren tënde, po kjo gjëja e zezë të mori. Do na mungojë humori dhe e qeshura jote. Do i mungosh familjes, gruas dhe fëmijëve, prindërve të mrekullueshëm dhe motrës. Do i mungosh kolegëve dhe pacientëve. Do na mungojnë këshillat e tua. Mjekët e shkëlqyer që na rekomandoje.
Po sa lojëra kemi bërë bashkë o vlla. Po sa herë i kthyem përmbys shtëpitë tona. Po të deshëm o vlla. Po ky virusi i poshtër na tmerroi. Është si bandë mongolësh në një fshat të pambrojtur o vëlla. Ka njerëz që nuk besojnë. As unë nuk besoja që do ikje. Lusnim Zotin përditë për ty, po nuk na dëgjoi. Të donte për vete. Doktor Bledi Nini ka ndërruar jetë. Nuk e besojmë dot. Ishe në lule të jetës vëlla. Fjalët nuk më vijnë më“, shkruan Kristo.