Vokshi: Qeveria ka dështuar me masat në shkolla, Rama propagandë për kushtet

0
140

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një lidhje direkte për emisionin ‘Ditë e Re në Ora News, akuzoi Kryeministrin dhe qeverinë se po bën propagandë me kushtet në shkolla.

Albana Vokshi: Isha në një shkollë në Rrogozhinë, afër me shkollën në Gosë që vizitoi Rama. Në një shkollë ku nuk ka ujë të rrjedhshëm si mund të respektohet protokolli i sigurisë, si mund të mbrohen nxënësit dhe mësuesit kur nuk lajnë dot duart. Një çezmë jashtë që funksiononte me orare. Ne kemi shfaqur dhe foto. Në mesjetë kanë ekzistuar kushte të tillë. Përderisa nuk kemi asnjë kusht, mësuesit dhe nxënësit janë çdo ore përballë virusit. Shto faktin që nuk ju sigurohen as maskat as dezinfektantë, dhe transporti është katastrofë.

Vokshi tha se në çdo hallkë të zinxhirit që qeveria duhet të merrte masa për mbrojtjen këto masa nuk janë marrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here