Një 82-vjeçar nga fshati “Moravë” në rrethin e Beratit i ka dhënë fund jetës, duke u vetëqëlluar me arm? zjarri. Ramadan Doko, në kushte të rënduara depresioni, është mbyllur në dhomën e tij dhe me një çifte gjahu ka qëlluar një herë drejt vetes. Pas zhurmës së armës, familjarët kanë shkuar në dhomën e të moshuarit dhe e kanë gjetur atë të shtrirë në dysheme, pa shenja jete dhe të mbuluar me gjak.
Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në banesën e 82-vjeçarit, ku edhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbuluar shkaqet që e çuan të moshuar drejt aktit të vetëflijimit. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orën 17:00 të mbrëmjes së sotme dhe trupi i pajetë i Ramadan Dokos është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku i është kryer edhe ekspertiza mjeko-ligjore.\
Burime të besueshme nga Morgu i Beratit, bëjnë me dije se vdekja e 82-vjeçarit ka ardhur si rezultat i një plumbi të vetëm të marrë në gjoks, i cili i ka prekur direkt zemrën. Familjarët e Dokos mësohet se kanë deklaruar përpara punonjësve të policisë në vendgjarje se familjari i tyre kishte shfaqur prej disa ditësh shenja të Covid-19 por ende juk kishte kryer tampon.
Mendohet që i moshuari të jetë infektuar nga djali i tij, që kishte rezultuar “pozitiv” me Covid-19, pas analizave të kryera në një laborator privat. Kjo ka bërë që 82-vjeçari të kalonte në depresion dhe ti japë fund jetës. Syri.Net.