Që policia jonë është në një nivel që nuk krahasohet aspak me policinë në Europë këtë e dimë fare mirë mirë, por që të ishim keq edhe për këpucë, nuk i shkonte mendja askujt. Ditën e sotme ambasada gjermane ka njoftuar se i ka dhuruar forcave “Renea” 200 palë këpucë, duke e trumpetuar edhe në rrjetet sociale. Ky veprim tregon edhe njëherë sesi kokat që drejtojnë policinë e shtetit, abuzojnë me paratë që nevojiten për efektivët, deri në atë pikë saqë dhurimi i këpucëve mund të quhet një arritje e madhe.
Në njoftimin e ambasadës thuhet:
Policia Federale Gjermane i dorëzoi dje njësisë speciale RENEA dhe grupit të gatshëm të policisë (njësia Tiranë) 200 palë këpucë shërbimi me vlerë 30.000 euro. Këpucët e shërbimit janë në përputhje me standardet evropiane të sigurisë në punë dhe zëvendësojnë pajisjet personale të konsumuara të oficerëve dhe oficereve. Ndihma në pajisje u prit me mirënjohje nga komandantët e njësive