Gjoni i ”vërsulet” Ramës bën akuza të forta: Ka mjekë që kryejnë krime, për to asnjë masë…

0
105

Deputeti Ralf Gjoni, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se i bën bisht pyetjeve, pasi i është shmangur interpelancës së kërkuar prej tij 4 herë. Në një deklaratë për mediat, Gjoni thotë se ka kërkuar intepelancë me Ramën 4 herë me rradhë por ky i fundit e ka refuzuar, ndërsa sot ia deleguar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka folur për situatën e pandemisë dhe masat që ka marrë qeveria deri më tani.

“Kam kërkuar interpelancë me Ramën për 4 pyetje. Shof një shkerë paçavure, zoti kryetar interpelancë me ministren. Në mënyrë cinike dhe rallëse jo ndaj meje por ndaj shqiptarëve kryetari ka vënë firmën në një shkrim me gabime dhe për të kërkuar interpelancë. Nuk mora përgjigje. Kjo tregon se Rama i bën bisht pyetjeve në Kuvend, unë mund të flas me Ramën kur të më dojë qejfi po këtu kërkohen që kryeministri të ketë minimumin e dinjitetit për t’u përgjigjur në Kuvend për disa pyetje të rëndësishme. Kemi mjekë që kryejnë vepra penale duke rënduar shëndetin e qytetarve dhe askush përgjigjet dhe nuk merr masa, kjo është tallje me shqiptarët. Është i vetmi vend që hyjmë në faqen zyrtare të kryeministrisë dhe s’ke asnjë protokoll dhe informacion në lidhje me pandeminë. Asnjë informcion në anglisht për protokollet në lidhje me pandeminë. Kjo qeveri nuk po merr masat e duhura dhe juve si media duhet ta ngrini zërin dhe ne duhet të vazhdojmë ta ngremë zërin kundrejt këtij kryeministri që bën monologje”, tha Gjoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here