Marrëveshja e rindërtimit, Malaj: Bizneset e huaja në alarm! Shpresoj që kostoja e borxheve të jetë e ulët

0
123

Eksperti i ekonomisë Arben Malaj në një intervistë për Ora News ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e publikuar sot nga Edi Rama për rindërtimin e 2000 apartamenteve në Durrës.

Malaj ka thënë se bizneset e huaja në Shqipëri janë të frikësuara nga borxhet e qeverisë shqiptare, teksa ka vijuar më tej duke theksuar se këto borxhe do të paguhen nga vetë qytetarët.

Malaj: Llogaritë dhe pasuritë e shtetit shqiptar për shkak të qeverisjes arrogante dhe të mbylljes së një televizioni, kanë ngritur alarmin te të gjitha kompanitë që kanë bizneset private në Shqipëri, se pasuritë e shtetit shqiptar mund të sekuestrohen për shkak të kompanisë Becchetti.

Marketingu krijohet i zhurmshëm për të fshehur një problem real. Nëse mendohet se ka një marrëveshje për 2000 apartamente le të jetë një lajm i mirë, sigurisht që marrëveshja duhet t vijë dhe të ratifikohet në Parlament. Detyrimet nuk janë para falas, por janë borxhe që do paguhen nga shqiptarët dhe të shpresojmë që të jenë me kosto të ulët. Gjoba 350 milionë dollar janë disa herë më të rënda nga shkatërrimi i funksionimit të shtetit ligjor në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here