Nga: Klaudia Krasnika
Slogani për mandatin e tretë ”qepenat mbyllur”. Tashme e kane lancuar kudo shkojne, kudo shkelin mburren me sloganin e tyre ”qepenat mbyllur” per te bindur qytetaret t’u japin mandatin e trete. Tashme skane mundesi zgjedhje as ku te shkrepin nje foto me qepena ngritur,pasi 2 ne 3 biznese kane falimentuar. E vetmja gje qe u ka mbetur per t’u thene bizneseve eshte: A e perfitove pagen e luftes? Paga e luftes po kalon viti e u kujtohet akoma sikur te ishte nje bonus qe e ke perfituar per te gjithe jeten e ske me nevoje te punosh !
Mandati i trete kerkohet si shperblim nga bizneset kundrejt kesaj qeverie ne ikje per te gjitha detyrimet qe u kerkon shteti. Per qerate e pa subvencionuara qe cuan ne mbylljen e shumices prej tyre. Per sigurimet e punonjesve duke mos u sherbyer ne 3 muaj karantine. Per taksat lokale qe u dyfishuan. Per burgimin e pronareve qe nuk paguan energji elektrike. Per “gjobat “mujore qe Rilindasit vijne e ua marrin ne zarf bizneseve te cileve u ka mbetur dhe pak dite jete ne treg.
Kerkojne mbeshtetje tek dyert qe u “Kycen” e iken e braktisen kete vend. Iken. E shpopulluat Shqiperinë. Iken edhe ata qe deri dje besonin tek ju “Rilindje”. Iken sepse ju jo vetem nuk e ndryshuat por i inkurajuat te ikin. Iken profesionistet, iku rinia, mbeten gjyshet edhe gjysherit te cilet ti po i vdes sot nga Covid-19 dhe ata nuk jane ketu ti japin nje supe te ngrohte! Kerkojne te bindin Shqiptaret per tu dhene mandatin e trete, me fytyren e nxire para tyre, duke e ditur mire qe mandati qe ato do t’u japin eshte ndeshkimi i tyre perpara ligjit per gjithcka bene ne keto 8-vite keqqeverisje.