Të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, dega Durrës kanë përkujtuar viktimat e tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Ata kanë vendosur sot kurora me lule në vendndodhjet ku humbën jetën 24 qytetarë të qytetit bregdetar për shkak të lëkundjes së fortë sizmike, 6.4 e shkallës Rihter.
“Kurora me lule nga të rinj të LSI Durrës në përkujtim të 24 jetëve të humbura në Durrës nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019. U prehshin në paqe”,-është mesazhi i të rinjve të LSI Durrës.