Tërhoqi zvarrë qenin e vrarë nëpër rrugë, policia e Durrësit arreston…

0
155

Pas përhapjes në rrjetet sociale të një fotogarafije ku një makinë tërhiqte të lidhur nga pas një qen të vrarë, policia e Durrësit ka shoqëruar një 67-vjeçar me incialet H.H.

Nëpërmjet një njoftimi blutë e qytetit bregdetar njoftojnë se kanë nisur hetimet për H. H. për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Nga ana tjetër gjatë pyetjeve, ky i fundit ka deklaruar se kishte konstatuar kafshën (qenin), të ngordhur, në rrugë, në afërsi të banesës ku jeton, (bazuar kjo dhe nga dëshmitë e personave të tjerë, banues në atë lagje) dhe e kishte marrë për ta spostuar pranë koshit të mbeturinave.

Njoftimi i policisë

Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku paraqitej një kafshë (qen), duke u tërhequr pas një makine, në Durrës, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip “Benz”, shtetasin H. H., 67 vjeç, banues në Durrës, i cili deklaroi se e kishte konstatuar kafshën (qenin), të ngordhur, në rrugë, në afërsi të banesës ku jeton, (bazuar kjo dhe nga dëshmitë e personave të tjerë, banues në atë lagje), dhe e kishte marrë për ta spostuar pranë koshit të mbeturinave.

Në vijim të veprimeve seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, procedoi penalisht shtetasin H. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here