Një i ri është kapur duke qarkulluar me motor me shpejtësi plot 289 km në orë. Rasti i pazakontë është regjistruar në Anglinë jugore.
Një helikopter policie filmoi ngjarjet që çuan në arrestimin e 19 vjeçarit Marian Vasilica Dragoi, i cili po ecte në krah të kundërt të një autostrade. I riu u ndoq për 30 minuta dhe ndaloi vetëm pasi i mbaroi karburanti.
Dragoi u pa nga oficerët ndërsa ata po ndiqnin një incident tjetër më 20 maj. Helikopteri i policisë u thirr për të ndihmuar në gjurmimin e tij.
Në Gjykatë, ai u deklarua fajtor për shkelje duke përfshirë drejtimin e automjetit të rrezikshëm dhe pritet të dënohet në janar.