Covid-19 në Greqi/ 101 viktima dhe 2013 raste të reja në 24 orë

0
149

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 2013 raste të reja me koronavirus, ndërsa 101 pacientë kanë humbur jetën.

Sakaq 607  pacientë po trajtohen me intubim, ndërsa 79.7% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese  ose janë të moshës 70 vjeç e lart.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin 101287, nga të cilat 53.1% janë burra.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e Shëndetit në vend, rezulton se 4865 (4.8%)  e rasteve kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe  26718 (26.4%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

Sa i përket situatës në spitale, 519 pacientë janë duke marrë kujdes në njësinë e kujdesit intensiv. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç dhe 156 (30.1%) janë gra  ndërsa pjesa tjetër janë burra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here