Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar sfidën e tij me pandeminë e koronavirusit.
I ftuar në AbcNews, Hoxha foli për gjendjen e tij duke u shprehur se paniku është problemi më i madh që shkakton sëmundja. Më pas në fjalën e tij, gazetari nuk i kurseu komentet për spitalet COVID në Shqipëri, duke denoncuar kushtet e vështira.
Problem nuk është COVID por paniku që vjen me të. Shohim çdo natë të vdekur dhe viktima në televizion. Më shkonte mendja vetëm mos të shkoja tek spitalet COVID. Mu rekomandua që të shkoja jashtë shtetit. Kishte temperaturë 37-38. Pata mundësi të merrja trajtim të specializuar. Po vij nga reaminacioni. ishte faza finale e betejës. Unë këmbëngula që të merrja oksigjen. Kur je në atë vend të shkon ndërmend vetëm që të qetësohesh, dhe me familjarët. Kisha një familjar tek COVID-2, nuk e gjeja dot ku ishte. Më është dashur 24 orë ta gjeja. Mora gjithë mjekët e spitalit, nuk e dija. Brenda spitalit ishte. Ne që i kemi nxjerrë të vdekurit nga varri, nuk kam gjetur dot të afërmin tim, dhe më tha Arjan Harxhi që më tha është tek COVID-3. 8 orë mezi e nxorra se nuk kishte ambulancë. Më sollën një furgon. Është ndryshe propaganda, ndryshe realiteti,”-u shpreh ai.