Video me dronë dhe regji për të joshur Ramën/ Aspirantët për deputet në gjurmët e piktorit…

0
122

Nuk është e thjeshtë ta bindësh Edi Ramën. Atij, nuk mjafton t’i shkruash, apo vetëm t’i flasësh. Këtë e dinë mirë ata që punojnë me të, ata që janë afër në parti, por edhe ata që duan të jenë edhe më afër liderit. Ndaj kur i përgjigjen ftesës së Edi Ramës për t’i dërguar një video nëse duan që ai t’i kandidojë për deputetë, aspirantët e dinë, se kjo, nuk është një punë e lehtë.

Ndaj, kanë përveshur mëngët dhe kanë shkundur edhe ca xhepat, që video prezantimet të ngjajnë me ato të Edi Ramës.

Xhirime me dron, efekte muzikore, regji dhe skenare. Gjithcka, që Edi Rama t’i përfshijë në skuadrën e 25 prillit. Edhe pse punon në Kuvendin e Shqipërisë përkrah Taulant Ballës, Besjani ka përgatitur këtë video për kryetarin e partisë së tij.

“Sot, më shumë se sa dje, nevoja për angazhimin e gjeneratës së re për të vazhduar ndryshimin e vendit, lips nevojën për të punuar dhe bashkuar energjitë së bashku”, shprehet njëri prej aspirantëve për deputetë.

Në Laç, Erjola është përkushtuar shumë, që krahas punës si mësuese dhe detyrës si kryetare e Partisë Socialiste, të tregojë dhe punën e qeverisë.

“Jam këtu tek një nga investimet më të mëdha dhe më të dosmodoshme në Kurbin, në ujësjellësin e qytetit, që vjen pas rindërtimit të sheshit kryesor”, shprehet ajo.

Dritani e di se në partinë e tij, nuk ka shumë rëndësi cfarë bën vetë, por krahu i kujt je.

“Në vitin 2013 i jam bashkuar Erjon Velisë, në atë kohë ministër për mirëqënien sociale dhe unë isha këshilltar për parlamentin. Mbaj mend se kemi bërë shumë reforma, në pensione, përkrahjen sociale, etj.”, shprehet ai. Administratori i njësisë 8 ka punuar me kujdes për të nënvizuar punët e qeverisë.

Ka nga ata që e dinë se ndonjëherë të jesh i ngjashëm me Edi Ramën, mjafton dhe një video selfie, mjafton që atë ta shesësh mirë në tregun dixhital. Dhe Xhemelinda nga Tirana, mendon se e bën mirë këtë.

“Kam arritur të përvetësoj shumë mirë, platformat online të rezervimeve si Booking, Hotels.com, etj. Pika ime e fortë është aftësia për të ndërtuar strategji dhe njohuritë e marketingut digital në Facebook dhe Intagram”, shprehet Xhemelinda Sala duke u krenuar me njohuritë e saj.

Kledina është një tjetër kandidate.

“Vajzat si unë nuk janë të destinuara të kandidojnë në politikë, sidomos vajzat si unë që nuk vijnë nga familje të pasura apo të njohura”, rrëfen ajo.

Nuk është rastësore që mes aplikantëve bien në sy të rinj të angazhuar në politikë apo shumë të afërt me drejtuesit e PS në qarqet e vendit.

Shtabi elektoral është kujdesur që në inbox e platformës deputetiqëduam.al të ketë prurje të kënaqshme, me të cilat, Edi Rama më pas përgatisë recetën elektorale.

abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here