EMRI/ Gjendet i vdekur në banesë një person në Rrogozhinë, ja dyshimet e para…

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në fshatin Gosë të Rrogozhinës.

Identiteti i viktimës është Hizer Abazi dhe njihet nga banorët e fshatit, si një person i cili ka pasur probleme me alkoolin dhe bënte një jetë të vetmuar, pas divorcit me gruan.

Dyshohet se personi në fjalë të ketë ndërruar jetë përpara 3 ose 4 ditësh.

Burime bëjnë me dije se banorët e lagjes kanë njoftuar policinë pasi nuk e kanë parë të dalë nga banesa prej disa ditësh, si dhe për shkak të erës së rëndë që vinte rreth saj.

Policia e ka gjetur të pajetë të ndjerin ulur mbi një karrige

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko