Në ditët e sotme koncertet muzikore nuk janë problem për artistët, dikur ishte ndryshe. Për shumë këngëtarë të shqiptarë, tre dekada më parë ka qenë e vështirë të udhëtonin në vendet fqinje për koncertet e tyre.
Kështu i ka ndodhur dhe këngëtares së njohur Mihrije Braha. E ftuar në emisionin ‘Prive’, ka rrëfyer se si në vitin 1995 ishte dënuar me një vit burg në Maqedoni.
“Nisemi me Naimin të shkojmë në Maqedoni dhe na ndalon policia, thonë pse keni qenë në Shqipëri”, u shpreh ajo. Më tej këngëtarja shtoi: “Na i morën pasaportat, na kthejnë pas. Më pas na dënojnë një vit burg, ndërsa me kusht dy vite dhe me pagesë”.
Por, ajo së bashku me bashkëshortin nuk zgjodhën të ngujohen, por që paguan dënimin me para.