Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë fshatit Dajç në Shkodër.
Burimet bëjnë me dije se ka humbur jetën një 46-vjeçar Ridvan Ramazani (Hyseni) pranë banesës së tij në zonën e Mushanit.
Burimet thonë se viktima njihej si tip problematik, i cili merrej me fajde.
Nga informacionet paraprake mësohet se Ridvani njihej si i forti i fisit Ramazani i cili ishte në konflikt me një tjetër person, Edmir Koçinë.
Policia ka dhënë variantin e saj mbi krimin.
Shkodër/ Informacion Paraprak
Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër,
Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea