13.6 milionë persona të infektuar me koronavirus dhe 272,254 viktima në SHBA

0
175

Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan një rritje të shtrimeve në spitalet COVID të shtunën. Sipas të dhënave të autoriteteve në Shëndetësore në vend të paktën 91,635 amerikanë janë duke marrë kujdes shëndetësor në spitale.

Numri i pacientëve Covid-19 në spitalet e SHBA-së ka arritur nivele të larta për 17 ditë me radhë deri në të enjten, kur 90,481 amerikanë u shtruan në spital.

Të premten, shifrat u ulën në 89,834, por ulja mund të ketë reflektuar mospërputhje në raportimin për shkak të Ditës së Falenderimeve.

Në bazë të të dhënave në Worldometer, numri i të infektuarve në SHBA, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, është 13.6 milionë, kurse 272,254 kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here