Brataj: Nëse situata me pandeminë përkeqësohet, qeveria do të përdorë hotelet dhe stadiumet

0
138

Nëse situata me pandeminë do të përkeqësohet, qeveria ka në plan të përdorë stadiumet për të kuruar qytetarët e prekur. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se do të djekim të gjitha praktikat që ndjek bota në këtë situatë.

Deri tani janë ezauruar disa prej skenarëve, vazhdojmë pastaj deri tek covid 3 që është skenari 3. Kur vijnë tek Covid në Tiranë krijohet një radhë. Nuk ka ende ezaurim, nuk jemi në atë pikë. Do hapet covid 4 dhe ato rajonale, pastaj do i trajtojmë edhe në ambulancë, edhe në shtëpi, edhe në hotele, edhe në korridore, por edhe në stadiume siç e bën edhe gjithë bota. Qytetarët do asistohen me cdo mënyrë qëllimet e tjera jashtë aspektit shëndetësor, duhet vetëm të heshtin”,- tha Brataj.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tregon se si funksionon njësia e koordinimit, duke shtuar se kanë kapacitete t’i përgjigjen qytetarëve në cdo cep të Shëqipërisë. “Kemi mjekë dhe infermierë të trajnuar me këtë njësi deri në 6 mijë banorë përballojmë dhe 15 mijë thirrje”,- thotë ai.

Me ardhjen e pandemisë kemi pritur edhe 12 mijë thirrje në ditë, pastaj zbriti deri në 5 mijë. Që nga fillimi i pandemisë jemi 622 mijë e 800 thirrje, rreth 100 mijë vizita në banesa. Jemi me një rritje mbi 50%. Thirrjet për Coronën ishin të ndara. Kishte 663 thirrje në ditë vetëm për Corona. Rreth 52% e vizitave të kryera nga ne ishin vetëm për Covid 19”, deklaroi Brataj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here