Covid-19 në Greqi/ 98 viktima dhe mbi 1000 infektime të reja në 24 orët e fundit

0
162

Rënie krahasuar me një ditë më parë, por gjithësesi vijojnë të jenë të larta shifrat e infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19 në Greqi.

Sipas mediave të shtetit fqinj, gjatë 24 orëve të fundit, 98 qytetarë kanë humbur jetën ndërsa janë regjistruar 1193 raste të reja, raporton Ora News.

Situatë e rënduar edhe në spitale ku 603 pacientë po luftojnë me vdekjen në terapi intensive.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 104,227, ndërsa ai i vdekjeve në 2,321.

Kujtojmë se pak ditë më parë, qeveria greke vendosi të zjgaste lockdownin në vend deri më 7 dhjetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here