Situata e pandemisë, çfarë ndodhte sot në spitalet Covid…

0
190

Autoambulanca që vinin e ikin dhe familjarë që prisnin pas kangjellave. E tillë ishte paraditja e të dielës në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Numri i të infektuarve me koronavirus është rritur dhe po ashtu të prekurit që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Përpara Urgjencës së spitalit Covid 2, pesë autoambulanca qëndronin për të shtruar të sëmurët me Covid-19

Ndërsa të afërmit e tyre nga njëra anë e ish-Sanatoriumit prisnin derisa familjarit t’i gjendej një shtrat, në anën tjetër sillnin veshje e ushqime për të shtruarit në pavione.

Më e qetë ishte paraqitej paraditja para spitalit Covid1 në Tiranë. Në Infektiv nuk munguan të sëmurët që kishin nevojë për mjekët, por nuk ishin në fluksin e ditëve të shkuara.

Situatë kjo që duket se i ka dhënë më tepër hapësirë personelit shëndetësor për të komunikuar me familjarët e pacientëve të tyre të cilët nuk munguan para zonës së karantinës as këtë të dielë.

Ndonëse më të shumtë në numër ishin para spitalit Covid 3.

abcnews.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here